Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS kërcënon Rusinë: Dëgjo Putin, do të vijmë dhe do t’ju vrasim në shtëpitë tuaja!

ISIS kërcënon Rusinë: Dëgjo Putin, do të vijmë dhe do t’ju vrasim në shtëpitë tuaja!
August 01
09:46 2016

Në një video të postuar së fundmi, Shteti Islamik ka vënë në shënjestër Rusinë. Ky kërcënim vjen pas paralajmërimeve të shpeshta të shtetit rus se terrorizmi në Siri dhe Irak mund të përhapet shpejt në botë.

Edhe pse autenticiteti i videos nuk mund të konfirmohet, “Reuters” raporton se videoja mund të jetë publikuar në llogarinë e ISIS në “Telegram”, përcjell Blitz.al. Në video shihen militantë të armatosur teksa furnizohen me armë diku në shkretëtirë. Në fund të saj, njëri prej militantëve të maskuar inkurajon mbështetësit e ISIS-it për kryerjen e sulmeve në tokën ruse. Ai kërcënon personalisht edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por nuk jep detaje se pse Rusia është përcaktuar si objektiv i ardhshëm. “Dëgjo Putin, ne do të vijmë dhe do t’ju vrasim në shtëpitë tuaja”,- shprehet ai.

“Ka rreth 5.000 deri në 7.000 luftëtarë nga Rusia dhe vendet e tjera anëtare të CIS që luftojnë për ISIS”, – tha Putin tetorin e kaluar pasi Rusia nisi fushatën e bombardimeve në Siri me kërkesë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Presidenti rus bëri thirrje për krijimin e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar për frenimin e përhapjes së terrorizmit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje