Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS kërcënon: “Do të pushtojmë Romën”. Policia blindon Koloseun

ISIS kërcënon: “Do të pushtojmë Romën”. Policia blindon Koloseun
August 03
18:52 2016

Policia e Romës ka mobilizuar të gjitha trupat për të pasur siguri maksimale rreth Koloseut!
Ky vendim është marrë duke qenë se është ende sezoni veror dhe rreziqet e paralajmëruara janë të mëdha.

Ndërkohë nga ISIS vjen një tjetër kërcënim:

“Ky është vetëm fillimi! Hebrenj, na prisni. Do të ndëshkoheni shumë rëndë e do ta paguani shtrenjtë! Do të godasim Izraelin dhe do të pushtojmë Romën!” – janë disa nga fjalët e mesazhit 35 minutësh, të publikuar nga grupi terrorist Wilayat Sayna i provincës Sinai të Shtetit Islamik.

Është rritur vëmendja gjithashtu edhe në shumë kisha apo në qendrat tregtare e eventet verore, ku krahas policisë do të vijnë në ndihmë edhe trupat ushtarake. /Blitz.al/

Komento