Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

ISIS: “Kemi në dorë sekretet e ushtrisë britanike”

ISIS: “Kemi në dorë sekretet e ushtrisë britanike”
May 02
10:37 2016

Fillimisht përfaqësues të ISIS-it publikuan një listë me emrat kryesorë të pilotëve të disa dronëve amerikanë dhe lajmëruan përkrahësit e tyre duke thënë: “Vritini kudo që t’i gjeni!”

Ekstremistët xhihadistë thanë se ata kanë mundur të vjedhin sekrete tepër të rëndësishme nga Ministria e Mbrojtjes në Britani. Në një postim të ISIS-it shkruhet: “Ju bëjmë me dije se Shteti Islamik ka mundur të sigurojë disa burime shumë të rëndësishme britanike, vëllezërit tanë atje kanë bërë një punë mjaft të mirë dhe shumë shpejt ne do të kontrollojmë Britaninë dhe Amerikën nëpër servera të rëndësishme të shteteve”.

Nuk dihet ende nëse këto lajmërime janë me baza të vërteta, por në lajmërimin e tyre të mëparshëm për pilotët amerikanë, ata publikuan fotot e pilotëve bashkë me adresat e shtëpive të tyre, ndaj dhe ky rast dha një alarm serioz tek autoritetet policore amerikane.

Mbetet ende për t’u parë reagimi i krerëve të Britanisë, por duhet thënë se në kërcënime të tilla, shtetet përkatëse kundërshtare të ISIS-it nuk kanë dalë haptazi në deklarata, por kanë vepruar me policitë e tyre.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje