Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ishte në arrest shtëpie, gjendet i vdekur shqiptari në Itali

Ishte në arrest shtëpie, gjendet i vdekur shqiptari në Itali
August 20
15:42 2016

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Itali. Trupi i viktimës është zbuluar mesditën e sotme, ndërkohë që detaje të tjera janë bërë të ditur nga hetimi paraprak i grupit hetimor.

Mediat italiane shprehen se shqiptari me iniciale L. B. 23 vjeç, qëndronte në “arrest shtëpie” pasi akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici, pasi i riu nuk u përgjigjej telefonatave të tyre dhe as nuk hapte derën e apartamentit.

Ishin karabinierët ata që ndërhynë me forcë në banesë, ku gjetën trupin e pajetë. Nga hetimet paraprake, të gjitha pistat nuk përjashtohen, por më e dyshuara është ajo e vrasjes./Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje