Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ishte gay, babai vret djalin 38-vjeçar

Ishte gay, babai vret djalin 38-vjeçar
April 04
08:54 2016

Një baba në Los Anxhelos akuzohet se ka vrarë djalin e tij për shkak se ky i fundit ishte gay. Për shkak të homoseksualitetit, ai vazhdimisht e ka kërcënuar të birin deri sa ka ndërmarrë këtë veprim që thuhet se është kryer javën e kaluar.

Shehada Khalil Issa, 69 vjeç, u akuzua për vrasjen me paramendim të djalit të tij, Amir Issa, 38 vjeç. Zëdhënësi i policisë në Los Anxhelos deklaroi se edhe nëna e viktimës u gjet gjithashtu e vdekur në banesën e familjes në lagjen “North Hills”. Ndërkohë që hetimi për vdekjen e saj vazhdon, autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur emrin e saj.

Zëdhënësi i policisë bëri gjithashtu të ditur se 38-vjeçari dyshohet se u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë. Autoritetet vendase ende nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen e rëndë. Më parë, viktima kishte shprehur shpeshherë në rrjetin social Facebook keqardhjen dhe zhgënjimin nga prindërit e tij që nuk pranonin homoseksualitetin e tij. Madje, ai kishte postuar edhe një video ku shihej duke debatuar me ta për këtë çështje.

issa2

69-vjeçari Issa mund të dënohet me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht. Ai pritet të dalë para trupit gjykues më 11 prill.

Sipas një raporti të 2014-s, u njoftua se homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët renditeshin ndër komunitetet më të paragjykuara në Los Anxhelos dhe që binin viktima të krimit.

Etiketimet
Shperndaje