Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ishte dënuar me 12 vjet burgim, kapet shtetasi në kërkim

Ishte dënuar me 12 vjet burgim, kapet shtetasi në kërkim
October 14
15:46 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit më shumë se një herë.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

– Martin Moli, 57 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 06.06.2016, e ka dënuar me 12 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim në bashkëpunim me shumë se një herë me pasojë të rëndë”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal. Materialet shtesë në ngarkim të tij do t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje