Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-të përndjekurit, ja si ndryshon skema e dëmshpërblimit

Ish-të përndjekurit, ja si ndryshon skema e dëmshpërblimit
March 31
16:17 2016

E gjithë praktika e ndarjes së dëmshpërblimit ndryshon prej ditës së sotme. Të gjithë të dënuarit që janë gjallë apo edhe trashëgimtarët e tyre, do të mund të informohen mbi dosjet e tyre përmes sistemit elektronik që është ngritur e jo më duke rendur drejt dyerve të Ministrisë së Financës.

Veç kësaj risie, lista e ish-të përndjekurve do të përzgjidhet ose piketohet nga sistemi, si dhe do të shpallet tri herë në vit, përkatësisht më 20 janar, 20 prill, 20 shtator. Vetëm ata ish-të përndjekur që do të gjejnë emrat e tyre në listë duhet të dorëzojnë dokumentet që duhen dhe jo të tjerët.

“Nëse ish-të dënuarit politikë ose trashëgimtarët përfitues deri tani nuk informoheshin se kur do të paguheshin, tani ata mund të lexojnë listat e gatshme për pagesë, për çdo kategori. Listat e përfituesve sistemi i gjeneron automatikisht sipas kritereve të vendosura në ligj dhe mbi bazë të buxhetit vjetor për dëmshpërblimin, duke përjashtuar çdo mundësi abuzive për pagesa preferenciale. Këto lista do të publikohen çdo 20 janar, 20 prill, 20 shtator të çdo viti. Nëse subjekti përfitues nuk është në listat e gatshme për pagesë, ai nuk ka detyrimin të dërgojë dokumente”, – sqaron Ministria e Financës.

Sa u takon pagesave, janë vënë në dispozicion 2 miliardë lekë. Listat e përfituesve do të shpallen në bazë të rendit të përcaktuar me vendim qeverie, ku të parët janë gratë e dënuara dhe ata mbi 75 vjeç.

Komento