Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-roja i Auschwitz-it kërkon falje për viktimat e Holokaustit

Ish-roja i Auschwitz-it kërkon falje për viktimat e Holokaustit
April 30
12:16 2016

Një ish-roje i Auschwitz-it ka kërkuar falje për viktimat në një gjykatë të Gjermanisë.
Ai u shpreh i penduar që ka qenë pjesë e një organizate kriminale, e cila i mori jetën shumë njerëzve.
Reinhold Hanning është akuzuar se ka qenë pjesë e vrasjeve të të paktën 170.000 njerëzve.

Leon Schwarzbaum, njëri prej të mbijetuarve të Holokaustit, prezent në gjykimin e Hanning, u shpreh:
“Nuk jam i nevrikosur. Nuk dua që ai të shkojë në burg, ama duhej të na kishte treguar më shumë gjëra, në mënyrë që brezi i sotëm dhe të tjerët në vazhdim të mësonin të vërtetën për atë që ka ndodhur në Auschwitz”.

Vendimi për akuzat pritet të jepet në fund të muajit që vjen.

Shteti gjerman po kryen atë që mund të quhet sprova e fundit lidhur me Holokaustin, gjatë të cilit më shumë se 6 milionë persona – pjesa më e madhe hebrenj – u vranë nga trupat naziste.

Etiketimet
Shperndaje