Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-partneri i vrau prindërit, reagon vajza: “Duhet te isha unë në vendin tuaj”

Ish-partneri i vrau prindërit, reagon vajza: “Duhet te isha unë në vendin tuaj”
January 15
09:38 2019

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur  dje në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra ka reaguar  vajza e tyre, Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi. Ajo përmes disa postimeve në Facebook ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen dhe shprehet:

“Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla më falni te gjithë.”- shkruan ajo.

 

Ndërkohë më vonë ajo shkruan edhe një tjetët status ku me dhimbje thekson se  nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.

“Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete Pse…”,

Sipas Ballkanëeb Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.

Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeëarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren. “Balkaneeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje