Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-ministri Tahiri: Nuk e dija kujt ia shita makinën. Habilajt kushërinjtë e rangut të 10

Ish-ministri Tahiri: Nuk e dija kujt ia shita makinën. Habilajt kushërinjtë e rangut të 10
October 19
21:47 2017

sonte në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se me Habilajt nuk e lidh asgjë dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me ta.

Ish-ministri ka vënë në dukje se ka vetëm përgjegjësi morale për makinën që ka shitur vite më parë, asgjë më tepër.

Tahiri theksoi se ata mund të jenë kushërinjtë e rangut të dhjetë, madje aq të largët sa nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ta.

Ai tregoi se nuk ka ngrënë kurrë darka apo dreka me Habiljat, pasi marrëdhënia me ta nuk ka ekzistuar kurrë.

“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim.

” Unë s’kam qenë kurrë në një makinë, në Itali apo diku tjetër me ata. Janë thashetheme.”-shprehet Tahiri./ Blitz.al/

Shperndaje