Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-ministri Spiro Ksera: Kërkoj pafajësi. Vendimi më 15 shtator

Ish-ministri Spiro Ksera: Kërkoj pafajësi. Vendimi më 15 shtator
September 05
15:23 2016

Nga: Anduena Llabani

Një seancë përpara se Gjykata e Tiranes të shprehet me vendim, ish-ministri i Punës Spiro Ksera kërkon pafajësi. I akuzuari për vjedhjen e një fondi prej 30 milionë lekësh ka qenë prezent në sallën e gjykatës ku deklaroi se prokuroria nuk ka hetuar siç duhet çështjen.

Ksera rrezikon dënimin me 2 vite burg. Ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit. Ish-ministri dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale për shtresa të ndryshme në nevojë./Blitz.al/

Shperndaje