Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-kryeministri Berisha për maturantët: “Diktaturë ishte, por të drejtën time e mora, jo si sot!”

Ish-kryeministri Berisha për maturantët: “Diktaturë ishte, por të drejtën time e mora, jo si sot!”
September 08
13:34 2016

Në seancën plenare të ditës së sotme, ish-kryeminsitri Berisha e ka nisur fjalën e tij lidhur me situatën e maturantëve që kanë mbetur aktualisht pa fituar një degë për universitet. Berisha ka akuzuar qeverinë për një sistem të dobët dhe mosinformim të maturantëve.

“Unë mbarova klasën e 7-të në Tropojë dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjektik, diktaturë ishte dhe të drejtën time e mora. Edhe në Tiranë erdha. Diktaturë ishte, por jo si sot. Këta vijnë sot në Tiranë dhe nuk marrin asgjë. Sot zgjedh ai i Superfresh-it me 10 preferenca, ai i paska fituar të dhjeta preferencat. Shkoni në juridik shikoni, janë përjashtuar ata që janë me 9.7 dhe janë pranuar ata që kanë 7.9 se ky është mekanizmi që keni futur, se kriteret u bënë poshtërsisht, pasi kishin bërë zgjedhjet maturantët, u dhanë efekt prapaveprues kritereve. E çfarë ju thotë Edi Rama? Thotë shkoni të privati ju me 9-a e 10-a se nuk keni ku të shkoni tjetër”, –ka thënë Berisha.

Ai tregoi se wdhe vetë ka qenë mjaft mbështetës për universitetet private, por jo në këtë mënyrë sa t’u vrasë shpresën të rinjve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje