Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-kreu i SHISH: Nëse hapet dosja “Hajdari”, Sali Berisha është në rrezik!

Ish-kreu i SHISH: Nëse hapet dosja “Hajdari”, Sali Berisha është në rrezik!
May 08
18:04 2018

 

Pritet që sonte në mbrëmje të ekstradohet Izet Haxhia, me të cilin do të hapet edhe njëherë dosja e vrasjes së Azem Hajdarit.

I ftuar për të komentuar këto ngjarje në Report Tv ishte Fatos Klosi, i cili është shprehur se me hapjen e dosjes “Hajdari” do të ketë problem për ish-kreyministrin Berisha.

Klosi: Kanë kërkuar autoritetet shqiptare që të ekstradohet. ai ka të drejtë që të rihapë procesin gjyqësor, shpresoj që pozita e tij të jetë ndryshe. Nuk besoj se nga qeveria ka ndërmend që të rihapë cështjen Hajdari. Për qeverinë vetëm bezdi është. Këtë cështje mund ta hapë vetëm Izeti, pasi është dënuar në mungesë. Unë kam qenë për hapjen e procesit, pasi asokohe nuk u mor me bashkëpunëtorët.

Nuk u mor me ata që ndihmuan, u konsiderua se e ndihmoi Izeti dhe e dënuan, ai thotë se ka edhe të tjerë. Izeti ishte atë natë brenda selisë së PD, ndoshta edhe mund të ketë prova kundër Berishës. Ai pretendon se ka informacion, uroj që t’i thotë, të dalin fajtorët e vërtetë, deri tani janë vlerësuar vetëm ekzekutorët. Ka të tjerë, të gjithë thonë se Sali Berisha është në valle.

Përfitoi më shumë nga të gjithë, pas asaj që ndodhi. Asokohe kam biseduar me ministrin e Brendshëm ai ka biseduar me Azemin, dhe ai i ka thënë se në Tropojë po përgatiten për vrasjen tënde, dhe Azemi ka thënë e di, i është ofruar mbrojtje dhe ai e ka mirëpritur.

 

Burimi: Lapsi.al

Komento
Shperndaje