Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-kamerieri i Trump: “Obama duhet varur përpara Shtëpisë së Bardhë”

Ish-kamerieri i Trump: “Obama duhet varur përpara Shtëpisë së Bardhë”
May 13
18:27 2016

Një nga punonjësit më të vjetër të Donald Trump për rreth 30 vjet është sot nën hetim nga shërbimi sekret amerikan. Anthony Senecal, 84 vjeç , ish- kamerier personal i Trump, ka tërhequr vëmendje mediatike me anë të një postimi në Facebook, ku ka kërkuar vdekjen e presidentit Barack Obama.

Ai ka shkruar se Obama duhet të merrej me forcë nga ushtria dhe të qëllohej si agjent armik që në mandatin e tij të parë.  Kampi i kandidatit republikan reagoi menjëherë duke bërë të qartë se nuk i miraton aspak komentet e ish-shërbyesit. “Senecal që prej viti 2009 nuk është punonjës i Trump. Komentet e tmerrshme të tij ne i dënojmë me forcë”,- ka deklaruar zëdhënësja e fushatës Hope Hicks.

Fillimisht postimi është raportuar nga grupi mediatik Mother Jones e më pas u konfirmua  edhe nga organizata të tjera. Senecal e ka rithënë deklaratën e tij mbrëmjen e së enjtes në CNN: “Obama duhet varur  përpara Shtëpisë së Bardhë”, –është shprehur ai.

Thuhet se pavarësisht se që prej 2009-n, 84-vjeçari nuk është punonjës i Trump-it, ai vazhdonte të jetonte në një pronë të tij në Florida, në cilësinë e një “historian jozyrtar”.

Komento
Shperndaje