Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish edukatorja e Kopshtit Diren: Fëmijëve u mbulonin kokën me çarçaf dhe i rrihnin

Ish edukatorja e Kopshtit Diren: Fëmijëve u mbulonin kokën me çarçaf dhe i rrihnin
June 27
21:16 2016

Një javë pas skandalit të kopshtit Diren ku nëpërmjet një videoja dëshmohej se si administratorja e institucionit dhunonte një fëmijë 3 vjeç, mbrëmjen e së hënës emisioni “Stop” rikthen edhe njëherë historinë e këtij kopshti.

Nën identitet të pazbuluar, një edukatore e cila ka qenë e punësuar në këtë kopsht ka rrëfyer për kamerat se në këtë institucion gjithmonë ka pasur dhunë. Ajo ka pohuar se dikur aty ka punuar një edukatore, me emrin Elona  Turdiu e cila i mbulonte kokën me çarçafë fëmijëve dhe i rrihte.  Zonja ka pohuar se jo vetëm djali i videos së publikuar një javë më parë, por dhe katër fëmijë të tjerë që frekuentonin këtë kopsht kanë patur shqetësime gjatë natës. Fëmijët zgjoheshin natën dhe ulërisnin. Ndërkohë ajo gjithashtu ka pohuar se gjatë gjithë kohës përdorej një spray me aloe vera si aplikues për të fshehur dhe hequr shenjat e dhunës mbi fëmijët.

Nga vetë moderatorët e emisionit është pohuar se mjekët kanë vërtetuar me anë të ekzaminimeve se mbi 3 vjeçarin e videos së një javë më parë është ushtruar dhunë dhe priten dhe analiza të tjera përsa i përket gjendjes së tij psikologjike.

Shperndaje