Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish- e dashura e Balotellit del në mbrojtje të Ronaldos: “Kam qenë e lidhur me të për 11 muaj”

Ish- e dashura e Balotellit del në mbrojtje të Ronaldos: “Kam qenë e lidhur me të për 11 muaj”
October 11
07:56 2018

Siç mund të keni lexuar në lajmet e ditëve të fundit Cristiano Ronaldo është akuzuar për përdhunim nga modelja Kathryn Mayorga pasi ajo kaloi një natë me të në suitën e tij. Sipas Kathryn ai nuk e ka respektuar dhe nuk është ndaluar edhe pse ajo ia ka kërkuar.

Kjo ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas, kur Cristiano ishte futbollist i Manchester United. Ylli portugez ka mohuar akuzat dhe kanë qenë të shumtë ata që  i kanë dalë në mbrojtje. Sot ka reaguar edhe Raffaella Fico e cila është një ndër vajzat më të njohura në itali. Ajo i ka dalë në mbrojtje Ronaldos duke folur në emisionin radiofonik “Un Giorno da Pecora”.

“Kam qenë e lidhur me Cristianon për 11 muaj dhe kjo ka ndodhur në kohën kur ai ishte tek Manchester United. Ata ishin 11 muaj dashurie dhe Cristiano ishte një djalë normal, i qetë , i thjeshtë, dhe sillej në mënyrë fantastike, një xhentëllmen i vërtetë.”

Ajo ka folur për këtë histori duke qenë se përkon me kohën kur ish-modelja akuzon Ronaldon për përdhunim. Ndërkohë Raffaella Fico ka qenë në një mardhënie me futbollistin e njohur Mario Balotellin nga e cila ka lindur edhe një vajzë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje