Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-drejtori i Juventusit ka një kuzhinier të preferuar në Shqipëri

Ish-drejtori i Juventusit ka një kuzhinier të preferuar në Shqipëri
April 27
13:21 2017

Luciano Moggi ka mbërritur në Tiranë dhe ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi 3-vjeçare me presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, duke funksionuar si këshilltar i tij personal për vitet e ardhshme.

E bujshme, Luciano Moggi te Partizani

Pas nënshkrimit të kontratës, Moggi ka zgjedhur të drekojë me një nga kuzhinierët më të mirë në Shqipëri.

Ai ka preferuar gatimet e Renato Mekollit në një foto që ka siguruar Blitz.al, duket Renato duke pozuar me Moggi-n në restorantin e tij.

Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë, gjykata sportive italiane mori vendim për përjashtimin përjetësisht nga çdo lloj aktiviteti sportiv të ish-drejtorit të Juventusit, që u akuzua për trukimin e dhjetëra ndeshjeve rreth 1 dekadë më parë.

Tashmë ai do të shërbejë si këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demi, me shpresën se njohjet e shumta të Moggi-t do ta kthejnë Partizanin në rangje të larta europiane. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje