Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-agjenti i CIA-s “i shpall luftë” Trump-it, vendos të kandidojë

Ish-agjenti i CIA-s “i shpall luftë” Trump-it, vendos të kandidojë
August 09
19:11 2016

Republikani Evan McMullin ka vendosur të përballet me manjatin Donald Trump në zgjedhjet për president të SHBA-ve. Ai është shprehur për “ABC News” se ka ende kohë për të nisur një fushatë që mund të ndikojë në këto zgjedhje, duke bërë që Trump të humbasë terren, përcjell Blitz.al.

40-vjeçari McMullin ka punuar më parë si agjent i CIA-s, nga viti 2001 deri në 2011-n.

“Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe Amerika meriton më shumë se çfarë Donald Trump apo Hillary Clinton mund të ofrojë. Me modesti, unë ofrohem për të siguruar miliona amerikanë të pakënaqur”, – është shprehur ai.

Nuk dihet se sa do t’ia dalë kandidati më i ri, duke marrë në konsideratë se në disa shtete afati i fundit për kandidatët e pavarur që duan të pëfshihen në fletëvotim ka kaluar tashmë dhe veç kësaj ka pak njohje. Në website-n dhe llogarinë e tij në internet ende nuk ka një platformë të paraqitur për këtë fushatë dhe as të dhëna biografike të plota. Megjithatë, ish-agjenti i CIA-s mund ta bëjë Donald Trump që “të humbasë terren”.

Etiketimet
Shperndaje