Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ironia e Majkos: Të hysh në dyqan me gruan është gabim

Ironia e Majkos: Të hysh në dyqan me gruan është gabim
December 01
11:09 2016

Dje në një portal online u publikuan foto të deputetit socialist, Pandeli Majko, me bashkëshorten e tij, në një dyqan në zonën qendrore të Milanos.

Në këto foto u komentua me hipotezat nëse Majko po bënte  shpenzime me paratë e rrogës së tij apo të ndonjë burimi tjetër, duke qenë se ajo zonë në Milano ka çmime relativisht të shtrenjta.

Një ditë pas publikimit të tyre, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Majko në Facebook-un e tij personal, ku ai përgjigjet me ironi se tashmë është e ndaluar të futesh në dyqan me gruan.

“Dikush më ka fotografuar me gruan time në një market popullor jashtë vendit. Ka dalë në faqen “Jeta Osh Qef”… Lajmi shoh që është hapur për “qejf” edhe nga mediat serioze. Ky është ai momenti kur kupton se të dalësh jashtë vendit është gabim. Të hysh në dyqan me gruan është “gabim” edhe më i madh. Ju falënderoj për humorin se lajmin nuk e shoh”,- përfundon reagimi i Majkos.  /Blitz.al/

majko

majko-1

Komento
Shperndaje