Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Irani sulmon 2 baza të forcave amerikane në Irak, hedh 35 raketa balistike

Irani sulmon 2 baza të forcave amerikane në Irak, hedh 35 raketa balistike
January 08
09:50 2020

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga 35 raketa balistike. Lajmi  është konfirmuar nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA Televizioni shtetëror iranian raporton se sulmi është si një hakmarrje, pas vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimani, në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se dy bazat e sulmuara ishin në qytetet Irbil dhe në Al-Asad. Ndërkohë sipas “Tgcom”, deri më tani raportohet për 80 viktima, si dhe mbi 200 të plagosur, ndërsa thuhet se nuk janë nga radhët e ushtrisë amerikane.

I pari që ka reaguar ka qenë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i cili për situatën në Irak u shpreh në një deklaratë të shkurtër dhe formale.

Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,”-tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham.

Presidenti Trump gjithashtu bëri një njoftim të shkurtër në rrjetet sociale:

Gjithcka është mirë! Janë hedhur raketa nga Irani në dy baza ushtarake tonat në Irak. Verifikimi i dëmeve dhe viktimave po ndodh tani. Deri tani, cdo gjë është mirë. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe me të mirë pajisur në botë. Do jap një deklaratë ditën e nesërme.

Gjithashtu, për ngjarjen reagoi dhe Garda Revolucionare e Iranit duke thënë se sulmi ishte si një hakmarrje për vdekjen e Soleimani të premten e kaluar.

Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër.”- tha ajo përmes një deklarate të mbartur nga agjensia shtetërore e Iranit, IRNA. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share