Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irani ndalon lojën “Pokemon Go”

Irani ndalon lojën “Pokemon Go”
August 05
18:59 2016

Autoritetet iraniane të sigurisë kanë vendosur të ndalojnë lojën “Pokemon Go”. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Hapësirave Virtuale, organi zyrtar i mbikëqyrjes të aktivitetit në internet.

Irani u bashkangjitet disa vendeve të tjera që kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi sigurinë lidhur me këtë lojë. Por në krahasim me to, Irani bëhet i pari vend në botë që nxjerr një urdhër-ndalimi, përcjell Blitz.al.

Nga raportet e një muaji më parë mësohet se autoritetet iraniane pritën deri në ç’masë krijuesit e kësaj loje do të bashkëpunonin me ta, përpara se autoritetet iraniane të merrnin vendimin për ndalimin e lojës “Pokemon Go”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje