Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irak, i mituri tenton të hedhë veten në erë

August 22
11:29 2016

...

 

Policia e Irakut ka parandaluar një sulm vetëvrasës në Kirkuk duke arrestuar në kohë një djalë 12-vjeçar. I mituri tentoi të hidhte veten në erë dhe mbante në trup një rrip eksplozivi. Mësohet se kamikazi i moshës 12 vjeç u arrestuar në flagrancë nga policia para se të hidhte në erë veten pranë një xhamie.

Kjo tentativë vjen vetëm pak ditë më vonë pas shpërthimit të realizuar nga një adoleshent në një ceremoni martesore, që vrau 51 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë në provincën juglindore Gaziantep në Turqi. Besohet se tentativat janë të kontrolluara në distancë nga Shteti Islamik dhe fëmijët po përdoren gjithnjë e më shumë nga ISIS për të kryer sulme vdekjeprurëse./Blitz.al/

Komento
Shperndaje