Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irak, dyshime se ISIS ka sulmuar bazën e SHBA-ve me gaz mustardë

Irak, dyshime se ISIS ka sulmuar bazën e SHBA-ve me gaz mustardë
September 22
13:39 2016

Disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur dyshimet se Shteti Islamik ka sulmuar me një raketë bazën ushtarake ajrore El-Kajjara, ku veprojnë trupat amerikane dhe ato irakiane. Pas shpërthimit, trupat amerikane kanë testuar mbetjet e kësaj rakete. Dyshohet për përdorimin e gazit mustardë.

Në këtë përfundim u arrit pas dy testimeve të kryera. Testi i parë rezultoi pozitiv, ndërsa i dyti negativ. Substanca është dërguar në laborator për shqyrtim të mëtejshëm. Deri më tani, trupave amerikane që ndodheshin në vendngjarje nuk u janë shfaqur asnjë simptomë e gazit në lëkurë.

Zyrtarët amerikanë u shprehën më tej se pritej që Shteti Islamik të përdorte armët kimike si përpjekje për të rimarrë qytetin e Mosulit. Disa qindra trupa amerikane janë duke përdorur këtë bazë për t’u ardhur në ndihmë ushtarëve irakianë.

Gjatë fushatës ndërkombëtare ajrore në luftën kundër ISIS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se trupat e tyre kanë goditur disa zona që përdoreshin nga ISIS për prodhimin e gazit mustardë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje