Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irak, 80 viktima nga shpërthimi i një bombe

Irak, 80 viktima nga shpërthimi i një bombe
November 24
16:32 2016

Më tepër se 80 persona raportohet të kenë humbur jetën pas një shpërthimi që ka ndodhur në Irak, 100 km në jug të Bagdadit.

Një makinë e parkuar pranë një stacioni karburanti ka shpërthyer në një zonë tepër të populluar, kryesisht me besimtarë shia.

ISIS mori përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.

Nga mediat bëhet me dije se përveç të vrarëve, ka më tepër se 20 të plagosur, shumë prej të cilëve në rrezik për jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje