Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

IOC vendos për Rusinë: Jo dënim kolektiv

IOC vendos për Rusinë: Jo dënim kolektiv
July 24
18:13 2016

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur ta lerë në dorë të organizatave përkatëse pjesëmarrjen e konkurentëve rusë në Lojërat Olimpike 2016 që do të nisin më 5 gusht. Pra skuadrës olimpike të Rusisë nuk do i rezervohet një vendim kolektiv. Pritet që federatat respektive të vendosin për fatin e sportistëve rusë, përcjell Blitz.al.

IOC bën me dije se ata konkurentë rusë që do të marrin pjesë, do u duhet të përmbushin kriteret e rrepta të përcaktuara. “Ne kemi vendosur kritere shumë të rrepta për çdo sportist rus, i cili duhet t’i përmbushë nëse do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio. Mendoj se në këtë mënyrë kemi balancuar nga njëra anë dëshirën aq sa dhe nevojën për përgjegjësi kolektive kundrejt së drejtës të çdo sportisti.”, është shprehur Presidenti i IOC, Thomas Bach. /Blitz.al/