Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një të dënuar me burgim të përjetshëm

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një të dënuar me burgim të përjetshëm
November 11
18:38 2016

Nga Anduena LLabani

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.

Nga specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar:

Feta Kaja, 40 vjeç, lindur në Fier.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje” parashikuar nga Neni 141 i Kodit Penal.

Ky shtetas, më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë, V. P. dhe J. B.,  ka vrarë me armë zjarri shtetasit B.D. dhe N.D. dhe më pas ka vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. B.D. dhe N.D. sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

I ekstraduari, në aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, u është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje