Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inter shkatërron Cagliari-n, Juve ndalet në Udine, Belotti i papërmbajtshëm

Inter shkatërron Cagliari-n, Juve ndalet në Udine, Belotti i papërmbajtshëm
March 05
17:56 2017

Inter ka arritur të fitojë në këtë javë te Serie A, në transfertën e Cagliari-t me rezultatin 5-1.

Kjo fitore e zikaltërve vjen pas humbjes së pësuar me Romën në shtëpi, 1-3.

Zikaltërit pothuajse nuk e vunë asnjëherë në dyshim ndeshjen pasi në minutën e 39-të e panë veten në avantazh të dyfishtë. Dy gola Perisiç, një Banega, një Mauro Icardi me penallti dhe një Gagliardini i dhanë tre pikët Interit që ngjitet në vendin e pestë dhe që shpreson për një kualifikim të mundshëm në “Champions League” sezonin tjetër, edhe pse tashmë gjithçka duket e vështirë, duke parë hapat e Romës dhe Napolit, që duket se janë të pandalshme.

Megjithatë duket se ziklatërit, siç është shprehur edhe trajneri Pioli pas ndeshjes, do të tentojnë deri në fund të arrijnë zonën Champions League, pasi kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi.

Ndërkohë që Juventus ka ngecur në “Friuli” kundër Udinezes me rezultatin e barabartë 1-1 duke regjistruar një hap fals në javën e 27-të të Seria A, pavarësisht se është e shkëputur me 8-të pikë kundrejt vendit të dytë që mbahet nga Roma.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Zapata në minutën e 37-të, ndërsa për bardhezinjtë barazoi Bonucci në të 60-ën.

Tashmë Juventus do të bëjë llogaritë për takimin e mesjavës përballë Porto-s, edhe pse pritet të jetë një takim formal për ta, pasi fituan në transfertë ndeshjen e parë me rezultatin 0-2.

Ndërkohë në takimet e tjera të Serie A vlen të theksohet tripleta e sulmuesit italian të Torinos, Belotti, që pritet të jetë një kërcënim real për mbrojtjen kuqezi në takimin mes 2 kombëtareve tona, Itali-Shqipëri.

REZULTATET E NDESHJEVE TË TJERA

Atalanta-Fiorentina 0-0

Crotone-Sassuolo  0-0

Empoli-Genoa  0-2

Torino-Palermo  3-1

Bologna-Lazio   ora 20:45

Komento
Shperndaje