Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

INSTAT publikon “çudinë”, ngushtohet hendeku gjinor në paga

INSTAT publikon “çudinë”, ngushtohet hendeku gjinor në paga
May 13
20:13 2016

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT-i, hendeku gjinor në paga në Shqipëri duket se është ngushtuar në vitin 2015 krahasuar me të dhënat e 2014-s. Përmirësimet janë të dukshme, pasi nëse në vitin 2014 hendeku gjinor në paga në vendin tonë ishte 10 për qind, në 2015-n është 6.9 për qind. Bëhet fjalë për pagesat e përfituara nga kompanitë sh. a.

Sipas të dhënave të bëra publike në publikimin mbi tregun e punës vërehet se hendeku ndryshon sipas llojit të pronësisë së ndërmarrjeve. Për shembull, në kompanitë sh. a. femrat paguhen 14 për qind më tepër sesa meshkujt, ndërsa në kompanitë sh.p.k hendeku gjinor i pagës është 13 për qind në favor të meshkujve.

Sa i përket të dhënave në sektorin publik, meshkujt mbizotërojnë me 10 për qind paga më të larta, ndërsa në organizatat jofitimprurëse hendeku gjinor është vetëm 1 për qind.

Përshtatur nga “Monitor”

Komento
Etiketimet
Shperndaje