Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Informacione të tjera mbi aksidentin e mëngjesit të sotëm me pasojë 4 viktima

Informacione të tjera mbi aksidentin e mëngjesit të sotëm me pasojë 4 viktima
October 13
14:45 2016

Nga Anduena Llabani

Durrës, më 13.10.2016.

Informacion shtesë mbi aksidentin e mëngjesit të sotëm me pasojë 4 viktima.

Në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”, shërbimet e rendit dhe të qarkullimit rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postbllok kanë njoftuar sallën operative dhe janë vënë në ndjekje, por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.

Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04:15.

Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz”, me targa AA 694 IL.

Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi, 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Blitz.al/

Shperndaje