Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

INFORMACION! Ndryshon data për përgjigjet e Lotarisë Amerikane

INFORMACION! Ndryshon data për përgjigjet e Lotarisë Amerikane
December 16
13:40 2017

Për të gjithë ju që keni aplikuar për Lotarinë Amerikane Ambasada ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm. Këtë vit  lista e fituesve nuk do të shpallet në datën 1 maj por në datën 15 maj të vitit 2018.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve”.

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje