Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Indi, vjehrra dhe kunata djegin 27-vjeçaren shtatzënë…

Indi, vjehrra dhe kunata djegin 27-vjeçaren shtatzënë…
September 07
18:23 2016

Në Nellore, në Indinë Lindore, 27-vjeçarja S. Girija është djegur me acid nga vjehrra dhe kunata e saj.

Sipas investigimeve, zbulohet se 2 gratë e kanë kryer këtë gjest pasi një astrolog kishte parashikuar se fëmija që 27-vjeçarja mbante në bark ishte vajzë.

Girija u shtrua menjëherë në spital dhe nga sa thonë mjekët, djegiet kanë prekur 30% të trupit të saj.

Policia është vënë në ndjekje të 2 fajtoreve, të cilat ia mbathën menjëherë pas ngjarjes.

Viktima e sulmit ka edhe një vajzë 18 muajshe dhe mendohet se të afërmit e saj nuk e kanë duruar faktin se ajo do të kishte vetëm 2 vajza. /Blitz.al/

Shperndaje