Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Indi, treni del nga shinat, 36 të vdekur, 50 të plagosur

Indi, treni del nga shinat, 36 të vdekur, 50 të plagosur
January 22
14:52 2017

Në një aksident hekurudhor në Indi kanë humbur jetën 36 persona pasi një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në rajonin Andhra Pradesh, në juglindje të vendit.

Zëdhënësi i hekurudhave në Salihi-n jugor, J.P. Mishra, është shprehur se treni ka dalë nga shinat dhe deri tani kanë humbur jetën 36 persona, nga të cilët 19 janë identifikuar.

Mishra gjithashtu ka vënë në dukje se numri i personave të vdekur mund të rritet dhe ka konfirmuar se në aksidentin hekurudhor janë plagosur dhjetëra të tjerë. Ndërsa bëhet e ditur se po hetohet në lidhje me shkakun e daljes së vagonëve nga shinat.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në një postim në median sociale ka shprehur ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre. Ndërsa ministri i Hekurudhave Kombëtare, Suresh Prabhu, ka njoftuar se do të ofrohen ndihma ndaj familjeve të personave të plagosur dhe të atyre që kanë humbur jetën. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje