Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incidente në Kolonjë, goditet djali i kryetares së Partisë Socialiste

Incidente në Kolonjë, goditet djali i kryetares së Partisë Socialiste
November 20
14:30 2016

Është shënuar incidenti i parë në Kolonjë, ku sot po votohet për kreun e ri të bashkisë.

Raportohet nga policia se është qëlluar nga disa persona shtetasi Gledis Zace, i cili është edhe djali i kryetares së Partisë Socialiste për këtë rreth.

Zace është dërguar me urgjencë në spitalin e Ersekës, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Barmash jashtë një qendre votimi dhe nuk dihen shkaqet.

Kujtojmë se sot Kolonja voton mes 2 kandidatëve Ilia Stefo i PS-së dhe Dritan Hajro i së djathtës, propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje