Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incident në Karaburun mes dy mjeteve ujore, s’ka të lënduar

July 24
15:45 2016

Një incident është shënuar ditën e sotme në Karaburun, mes dy mjeteve ujore, ku një anije turistike ka zënë poshtë një mjet ujor. Fatmirësisht, incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar, ndërkohë që dyshohet se shkak është bërë manovra e gabuar e anijes turistike, raporton News24, përcjell Blitz.al.

Mësohet se manovra e anijes “Black Pearl” ka zgjatur vetëm disa minuta dhe më pas gjithçka ka kaluar. Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje