Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incesti në Dibër, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares

Incesti në Dibër, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares
August 20
15:59 2016

15-vjeçarja E. Përgjegji ka rrëfyer në polici tmerrin që ka përjetuar nga akti i shëmtuar i babait përdhunues. Ajo ka treguar se akti i rëndë ndodhi në zonën pyllore të fshatit të njësisë administrative Kastriot, ku ndaluan me urdhër të babait.

“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, – ka thënë ajo fillimisht duke treguar se i ati i kishte kërkuar në kthim shoferit të ndalonte mjetin në një vend ku nuk kishin ndaluar asnjëherë më parë. “Sapo zbritëm, i thashë babait se na kishte ndaluar keq. Ai tha se e dinte ai këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai më futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, – ka rrëfyer 15-vjeçarja, përcjell “Panorama”.

Ajo ka treguar në prani të grupit hetimor dhe psikologes se ishte e disata herë që i ati e ngacmonte seksualisht, gjë që është konfirmuar edhe nga njerka e të dhunuarës, e cila ka bashkëpunuar me policinë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u rikonfirmua abuzimi seksual me dhunë ndaj të miturës, por rezultatet përfundimtare pritet të dalin disa ditë më vonë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje