Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incesti në Dibër, zbardhen dëshmitë e banorëve të fshatit

Incesti në Dibër, zbardhen dëshmitë e banorëve të fshatit
August 22
20:18 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ditëve të fundit shënuar në fshatin e Njësisë Administrative Kastriot të Dibrës, ku babai përdhunoi vajzën 15-vjeçare. Sipas dëshmive të dhëna nga banorët e fshatit, “Panorama” shkruan se autori duhet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur ka kryer aktin e turpshëm.

Ato shprehen se 46-vjeçari Guri Përgjegji ndryshoi totalisht pas humbjes së gruas së parë. Sipas tyre, ai nuk qëndronte për kohë të gjatë në fshat, por shkonte dhe kthehej vazhdimisht nga Greqia. Ata dëshmojnë se kësaj here, nuk e dinin se kur ishte kthyer.

“Me siguri duhet të ketë qenë i droguar në momentin e përdhunimit të së bijës. Ai kur ishte në gjendje normale nuk shfaqte të tilla shenja. Emigrimi jashtë vendit dhe problemet që kishte duhet ta kanë futur në rrugën e drogës. Në gjendje normale nuk besojmë se ai do të kryente këtë krim të padëgjuar për anët tona.”, shprehen ata teksa theksojnë se Guri Përgjegji duhet tu nënshtrohet kontrolleve shëndetësore për të parë shëndetin mendor të tij.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij ka deklaruar në polici se ai prej tre muajsh e prekte vajzën në pjesë intime dhe e kishte ndaluar njerkën e saj që të ndërhynte. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje