Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inaugurohet website i ri i policisë, publikohen fotot e personave më të kërkuar në Tiranë

Inaugurohet website i ri i policisë, publikohen fotot e personave më të kërkuar në Tiranë
October 24
15:16 2016

Nga Anduena Llabani

Nuk janë aspak të rralla rastet kur në të njëjtin lokal që konsumojmë kafen, drekën apo darkën të kemi ngjitur apo fare pranë persona të cilët figurojnë të shpallur në kërkim nga policia.

Askush prej nesh nuk ka informacionin e duhur për individët që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, të akuzuar për krime të ndryshme, por që për fat gëzojnë lirinë deri ditën që policia do t’i arrestojë apo ndaj tyre do të bëhet vetëgjyqësi.

Sot Policia e Tiranës ka “inauguruar” website-n e saj të ri. Lajmet për arrestime të bujshme dhe ato rutinë ia kanë kaluar formulimit të një lajmi të mirëfilltë që përpunohet në redaksitë e lajmeve. Foto, video dhe detaje rreth këtyre arrestimeve mund të gjenden fare thjesht, falë vetëm një klikimi.

Ajo që të bën përshtypje është edhe kjo listë me emra dhe foto të personave të shpallur në kërkim nga kjo drejtori, mes tyre të dënuar me burgim të përjetshëm dhe femra të dënuara me 16 vite burgim.

Shumë vite më parë, Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës publikonin në formë afishesh fotot e personave më të kërkuar në rrugët kryesore të qytetit, me qëllim marrjen e informacioneve në rast se dikush binte ne gjurmët e tyre. /Blitz.al/

kerkuar

Komento
Etiketimet
Shperndaje