Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Importi i mbetjeve, Partia Republikane: Mazhoranca po anulon vendimin e 2013-s

Importi i mbetjeve, Partia Republikane: Mazhoranca po anulon vendimin e 2013-s
September 22
11:03 2016

Partia Republikane ka reaguar ditën e sotme lidhur me projektligjin e importit të mbetjeve që pritet të kalojë sot në Kuvend. PR e ka cilësuar këtë vendim si anulim të vendimit të marrë në 2013-n për t’i thënë jo importimit të tyre në vendin tonë.

Sipas PR-së, ky vendim i jep të drejtë qeverisë “Berisha” dhe dyshohet se qeveria është duke fshehur synimin klientelist të saj për të furnizuar me mbetje importi inceneratorin e Elbasanit dhe të tjerë inceneratorë.

“Qeveria “Rama” ka bërë një veprim tërësisht populist në 2013-n. I kujtojmë opinionit publik se që prej vitit 2011 e deri në vitin 2013 e në vijim Partia Socialiste e ka manipuluar politikisht këtë çështje, duke refuzuar të shohë të vërtetën.
Qeveria socialiste ka bllokuar me papërgjegjshmëri për 3 vjet rresht industrinë e riciklimit në vend, ndërkohë që sot paraqitet si aleat i saj. Partia Republikane në bindjen e vet ideologjike qëndron si nxitëse e çdo iniciative private që respekton ligjet e vendit dhe në këtë kuadër e vlerëson industrinë e riciklimit si një aleat të qëndrueshëm të mjedisit në Shqipëri”, – citohet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Republikane. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje