Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Importi i mbetjeve miratohet me 63 vota. Meta dhe PDIU s’marrin pjesë në votim

Importi i mbetjeve miratohet me 63 vota. Meta dhe PDIU s’marrin pjesë në votim
September 22
21:54 2016

Me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenim është miratuar ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe amendimet e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Mazhoranca ka miratuar ligjin për lejimin e importit të mbetjeve pavarësisht kundërshtimeve të PD-së dhe Shoqërisë Civile.

Në votim kanë munguar deputetët e PDIU-së dhe kryeparlamentari Ilir Meta. Seanca është drejtuar nga nënkryetari i parlamentit, Edmond Spaho. Sipas deputetit Petrit Vasili, duhet t’i jepet akses për monitorim Shoqërisë Civile dhe në rast se konstatohen manipulime, propozohet anulimi i ligjit.

Nga ana e saj, qeveria është shprehur se ky projektligj mundëson rilejimin e importit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje