Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Imami i Brukselit pas sulmeve terroriste: Të pamjaftueshme masat e marra deri tani

Imami i Brukselit pas sulmeve terroriste: Të pamjaftueshme masat e marra deri tani
March 24
19:05 2016

Dy ditë pas sulmeve terroriste në kryeqytetin belg, imami i Brukselit shprehet se masat e marra deri tani nuk kanë qenë të mjaftueshme. Sipas tij, ka ende shumë për të bërë për të penguar të rinjtë të radikalizohen. Raportohet se 500 të rinj kanë shkuar për të luftuar për ISIS-in në Irak dhe Siri.

Ditën e enjte, udhëheqësit e Xhamisë së Madhe në Bruksel ulën në gjysmështizë flamurin kombëtar belg dhe atë të BE-së për t’u solidarizuar me dhimbjen dhe për të përçuar mesazhin se edhe ata janë të zemëruar dhe të pikëlluar për sulmet e fundit.

Edhe myslimanët që vizitojnë xhaminë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me ngjarjet e së martës. Njëra prej tyre tha se ata që vranë njerëz të pafajshëm nuk janë myslimanë, sepse Islami është fe e paqes dhe dashurisë. Feja jonë nuk ka të bëjë me ata njerëz,- tha ajo.

Ditën e premte, më shumë se 2,000 myslimanë pritet të mblidhen jashtë Xhamisë së Madhe në Bruksel për të shfaqur solidaritetin e tyre lidhur me ngjarjet e rënda, si dhe për të dënuar sulmet e së martës ku më shumë se 30 persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje