Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta: Të pranojmë ekspertizën e BE-së mbi mbetjet

Ilir Meta: Të pranojmë ekspertizën e BE-së mbi mbetjet
October 21
13:32 2016

Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër ligjit të mbetjeve. Meta e ka mbajtur këtë qëndrim sot në Komitetin Drejtues të LSI-së, ku ka shpalosur platformën e tij në garën për kryetar krahas  dy kandidatëve të tjerë: Shezai Rrokaj dhe Përparim Shehu.

“Ka mjaft debate për ligjin për mbetjet”, – tha Meta. “Edhe ky është debat i kuptueshëm dhe pozitiv se tregon ndjeshmëri për rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë, sidomos ndaj turizmit dhe mbrojtjes së tij. Qëllimi ynë nuk ka qenë për të gjetur zgjidhje oportuniste, por parimore, ndaj kemi kërkuar dialog të ngushtë me shoqërinë civile dhe jemi në një situatë ku kemi edhe interpretime të ndryshim të direktivave të BE-së. Përderisa e kemi pranuar BE-në, nuk kemi asnjë arsye pse të mos pranojmë një ekspertizë të huaj të BE-së në këtë drejtim, sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale edhe kur kundërshtia vjen nga opozita, nuk është pozitiv për shoqërinë. Por besojmë edhe se çështja e mjedisit u takon të gjithëve dhe nuk humbasim asgjë nga një dialog shterues, nga një ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancive reciproke për të mos u kthyer pas”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje