Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta: Sot do të më flisnit në një tjetër emër. Kalova në depresion pasi lashë peshëngritjen

Ilir Meta: Sot do të më flisnit në një tjetër emër. Kalova në depresion pasi lashë peshëngritjen
May 01
21:45 2017

Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta, ka qenë i ftuar mbrëmjen e  sotme në “Opinion” ku ka folur për jetën e tij, studimet, fëmijërinë, ambiciet për të qenë pedagog dhe karrierën e gjatë në politikë. Blendi e ka nisur intervistën duke e pyetur  për fillimet e tij dhe ky Meta ka rrëfyer një situatë shumë të këndshme. “Kam lindur më 23 mars në Çepan dhe gjyshja donte të ma vinte emrin Novruz.  Por mamaja ime insistoi shumë për emrin Ilir”,- u shpreh Ilir Meta.

Gjithashtu ai ka rrëfyer dhe pasionin e tij të vjetër, peshëngritjen, të cilës i ka dedikuar dy vite të jetës së tij para shumë vitesh.

Meta ka treguar se gati ka rënë në depresion pasi u shkëput nga ky sport.

“Kam kaluar në depresion pasi lashë peshëngritjen. Kisha shumë dëshirë ta vazhdoja. Muharrem Berisha ka qenë idhull për mua. Në një bisedë ai më dha një argument që më detyroi ta lija peshëngritjen. Më vonë zgjodha të bëja komentatorin e futbollit”,- ka shtuar presidenti i sapozgjedhur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje