Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta në “Top Story”: Jam i fundit politikan që të kem frikë nga reforma në drejtësi

Ilir Meta në “Top Story”: Jam i fundit politikan që të kem frikë nga reforma në drejtësi
September 08
21:43 2016

Në nisjen e sezonit te ri të emisionit “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel, i ftuari i parë është kryeparlamentari Ilit Meta.

Gjatë diskutimit për sa i përket reformës në drejtësi, gazetari Sokol Balla e ka pyetur kreun e LSI-së nëse ai u trembet kontrolleve apo investigimeve që mund t’i ndodhin tani me hyrjen në fuqi të reformës së shumëpërfolur se do të vendosë drejtësinë në vend.

Kryeparlamentari Meta është përgjigjur me qetësi: “Nëse ka ndonjë parti që nuk ka ndonjë shqetësim apo frikë nga reforma në drejtësi është LSI. Është partia e fundit që mund t’i vijë radha për këto punë. Edhe nëse ka ndonjë politikan, unë jam i fundit…”, – ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje