Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta: Ne kemi qenë të ndershëm me PS-në, koalicioni ka potencial që nuk është shfrytëzuar

Ilir Meta: Ne kemi qenë të ndershëm me PS-në, koalicioni ka potencial që nuk është shfrytëzuar
December 03
13:12 2016

Kjo fundjavë e ka gjetur Partinë Socialiste për Integrim në një mbledhje për Konventën Kombëtare Zgjedhore për të zgjedhur organet drejtuese.

Në fjalën e mbajtur nga kryetari aktual Ilir Meta, ai nuk ka ngurruar të flasë edhe për koalicionin me PS-në, që është komentuar gjatë kohëve të fundit.

“I kemi qëndruar besnikërisht koalicionit me PS-në, kemi qenë të ndershëm, të hapur dhe konsensualë, kemi pasur si busull interesat dhe detyrimet e qytetarëve me orientim europian. Duhet të ketë më shumë përpjeke që të dëgjojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, pasi aktet dhe politikat e panevojshme prodhojmë konflikte. Koalicioni ynë ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende për sinergjinë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe sfidave. Koalicioni ynë ka ende energji të pashfrytëzuar, janë shënuar mjaft arritje por në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi. “Në 2013-shin pati disa mangësi serioze që duhen adresuar përmes reformës zgjedhore. Shqiptarët meritojnë të zgjedhin. Ky duhet të jetë thelbi i kësaj reforme. Pas zgjedhjeve 2013-shit u ndeshëm me një proces që i mori vendit mjaft energji, siç është procesi i dekriminalizimit”, – ka thënë Meta. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje