Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta: Jemi vonë për ligjin e Vetting-ut, të miratohet më 30-31 gusht

Ilir Meta: Jemi vonë për ligjin e Vetting-ut, të miratohet më 30-31 gusht
August 30
19:21 2016

Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur qëndrimin  e tij për arritjen e një konsensusi për të kaluar me shumicë votash projektligjin e Vetting-ut.

Meta i është drejtuar Sali Berishës duke i thënë se janë shumë vonë për Vetting-un dhe duhet të miratohet sa më shpejt. Duke mos arritur në një konsensus, miratimi i ligjit po vonon shumë dhe është e vështirë që parlamenti të bjerë në një konsensus përsëri.

Kryeparlamentari ka thënë: “Jemi shumë vonë për ligjin për Vetting-un, por në raport me plotësimin e të drejtave tona. Do ishte mrekulli që ta miratonim në 30 gusht. Konsensusi ka të bëjë me legjitimitetin e reformës, ka të bëjë me besueshmërinë e procesit. Kam luftuar për konsensusin e kushtetutës si kryetar i parlamentit. Në një parlament me shumë probleme, me kaq shumë ngjarje të shëmtuara në këto 3 vite, po pranonte që t’i vinte njollë këtij vendi. Arsyeja ka qenë se jo vetëm besoj se konsensusi është i domosdoshëm, edhe sikur të kemi maxhorancë legjitime, por aq më tepër se ne nuk e kemi pasur këtë maxhorancë, shtojmë edhe 5 vota të PDIU, janë 88. Votat e tjera, sado patriotike të ishin, janë vota të diskutueshme.

Mendoj se duhet të jeni të kënaqur për mesnatën e 21-22 korrikut. Më duket e vështirë që të punojmë prapë për të arritur një konsensus që të arrijmë të miratojmë mes 30-31 gushtit. E kam shtyrë këtë proces për arsye të shumë faktorëve. Aktualisht, nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës, ndaj jam edhe në emër të LSI. Opozita ka shprehur shumë kërkesa për formulime, disa janë marrë në konsideratë, por po t’i vendosësh dy juristë bashkë, do thonë diçka ndryshe”./Blitz.al/

Shperndaje