Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta i bindur: Jemi shumë pranë konsensusit

Ilir Meta i bindur: Jemi shumë pranë konsensusit
July 18
22:28 2016

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergrim dhe njëkohësisht Kryetari i Kuvendit shprehet në emisionin “Opinion” rreth takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama dhe me Lulzim Bashën për Reformën në Drejtësi:

“Pas takimit të sotëm dhe frymës pozitive jam i bindur që jemi shumë pranë konsensusit. Reforma në Drejtësi do të kalojë.” -shprehet Meta

“Problem derimë sot ka qenë se kjo punë është bërë si telefon i prishur, gjë që është përgjegjësi e politikës shqiptare.
Një gjë është e sigurt, kam besim se Reforma do të votohet dhe 20 votat e LSI-së janë të sigurta. Por s’është ky problemi. Reforma duhet të kalojë me konsensus.” – shton ai, duke ia lënë në njëfarë mënyre në dorë opozitës fjalën e fundit.

Shperndaje