Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta flet shqip në Parlamentin e Malit të Zi: Duhet bërë më shumë për shqiptarët!

Ilir Meta flet shqip në Parlamentin e Malit të Zi: Duhet bërë më shumë për shqiptarët!
July 12
17:14 2016

“Duke filluar nga sot, deputetët shqiptarë të Malit të Zi do flasin shqip në këtë Kuvend. Dhe kjo është një arritje demokratike”.

Këto ishin disa nga fjalët e kryeparlamentarit Ilir Meta në parlamentin e Malit të Zi, në lidhje me përurimin e sistemit të përkthimit në gjuhën shqipe gjatë seancave parlamentare.

Meta ndodhet në vendin fqinj për një vizitë 2-ditore.

Krahas çështjes së gjuhës në parlamentin malazez dhe marrëdhënieve të mira mes dy shteteve, ai ka dashur të prekë edhe çështjen e respektimit të simboleve kombëtare e atë të pronësisë të shqiptarëve atje.

“Duhet bërë më shumë për shqiptarët. Duhet të respektohen të drejtat e pronësisë për shqiptarët, si dhe simbolet kombëtare. Komuna e Ulqinit duhet të administrojë vetë të mirat detare.” – tha Meta, ndër të tjera.

Komento
Etiketimet
Shperndaje