Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta me të bijën, Erën, vizitojnë bektashinjtë

Ilir Meta me të bijën, Erën, vizitojnë bektashinjtë
March 22
15:35 2017

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, i cili mori pjesë në ceremoninë festive të organizuar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë me rastin e festës së Sulltan Novruzit, vuri në dukje se Sulltan Novruzi është festa tradicionale e së djeshmes që vjen në të sotmen e secilit prej nesh si një triumf i ringjalljes dhe i ripërtëritjes së jetës.

Në këtë festë, z.Meta shkoi bashkë me vajzën e tij Erën, siç duket dhe nga fotot e shpërndara nga vetë LSI.

“Është një ditë e veçantë, që ofron mundësi të veçantë dhe të shkëlqyer për të reflektuar. Reflektim për nevojën e jashtëzakonshme që kemi si individ dhe si popull për më shumë dashuri e qetësi. Për më shumë qetësi dhe mirësi. Për më shumë mirësi në dashurinë, për jetë, respekt për të shkuarën dhe shpresë për të nesërmen. Për më shumë besim e forcë dhe për forcën që jep besimi në progresin e çdo ditë që vjen”,- theksoi zoti Meta, duke shtuar se bektashizmi dhe tradita e tij është një nga lumenjtë më të rëndësishëm që mbush detin e atdhetarizmit tonë.

“Mirënjohje pafund për kontributin dhe veprën e jashtëzakonshme të etërve të bektashizmit që nga rilindja kombëtare nën emrin e vëllezërve të mëdhenj Frashëri e deri më sot. Që nga koha kur rilindi shpresa kombëtare dhe u rihodhën themelet e asaj çfarë ka qenë dhe çfarë do të bëhet Shqipëria. Në atë projekt gjigant dashurie për atdhe është vënë mendja, zemra, pasioni dhe shërbesa e besimtarëve bektashinj dhe gjithë shqiptarëve që besonin te Shqipëria”,- nënvizoi Meta.   /Blitz.al/

Shperndaje