Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Meta arrin me urgjencë në Lezhë: “Ngrihuni të gjithë kundër bandave të Rilindjes!”

Ilir Meta arrin me urgjencë në Lezhë: “Ngrihuni të gjithë kundër bandave të Rilindjes!”
June 25
12:14 2017

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh të fortë nga Lezha, ku mbërriti menjëherë pas plagosjes së aktivistit të LSI-së para qendrës së votimit nga persona ende të paidentifikuar.

Meta mbërriti në Shëngjin me gjithë eskortën e tij dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë. “Kam ardhur të mbroj votën e lezhjanëve”- ka thënë Meta, ndërkohë që ka bërë thirrje për shqiptarët “të ngrihen kundër bandave të Rilindjes” sipas “Panorama”.

Para nisjes, kryeparlamentari, njëherësh edhe presidenti i zgjedhur i shqiptarëve, Ilir Meta, është shprehur në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.

“Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”,- ka deklaruar Meta para nisjes për në Lezhë.

 

Shperndaje