Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilir Beqaj i hakërrehet gazetarit, truproja e kërcënon

Ilir Beqaj  i hakërrehet gazetarit, truproja e kërcënon
April 06
22:01 2016

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë vizituar, në spitalin e Shkodrës, ushtarin që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit. Ministrja e Mbrojtjes ka kërkuar fikjen e kamerave, gjë e cila ka shkaktuar debat mes ministrit të Shëndetësisë dhe gazetarit  Pëllumb Sulo, të “Zërit të Amerikës”. Debati mes tyre ka arritur në tone të larta. Më pas, Beqaj i ka kërkuar gazetarit të ulë zërin pasi ndodheshin në një dhomë spitali.

Por duket se nuk ka mbaruar këtu, pasi truproja e ministrit i është drejtuar gazetarit duke i thënë: “Ule zërin. Mos ta dëgjoj zërin fare. Ta tregoj unë qejfin ty.” Pas kësaj gazetari është nxjerrë jashtë më forcë, nga një oficer policie.

Komento